Nzoom_albinaNzoom_albinaNzoom_albina
18.1 C
Pristina
13/08/2022

Njihuni me sëmundjen vaginale që u pamundëson seksin

Sëmundja e cila dita- ditës po bëhet më prezente, ka ngjallur reagime nga mos njohja me një sëmundje të tillë.

Vulvodinia është sëmundje vaginale e njohur si “Dembelizëm vaginal”, injorohet shpesh nga gjinekologët e në panjohuri pacienti i vuan pasojat e dhimbjet e shumta dhe atyre u cenohet edhe marrëdhënia seksuale, njofton nzoom.biz.

Një ndër shenjat e para që mund ta dalloni se a po vuani nga kjo sëmundje janë djegia e jashtme e organeve seksuale, dhimbje gjatë aktit seksual, kruajtje e të gjitha këto vlejnë nëse ju zgjasin më shumë se 3 muaj.

Përveç kësaj, infeksionet të shumta vaginale dhe ato të kanaleve të urinës, mund të jenë shenja kryesore se vuani nga kjo sëmundje.

Sipas mjekëve, shkaktare mund të jetë edhe ndryshimi hormonal.

Rreth 15% e femrave në gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje e heshtur.

Diagnostikimi është i lehtë e bëhet me anë të një shtrishe, duke marrë material të mjaftueshëm nga vagina për të bërë analiza por mjekët thonë se kjo s’shkakton dhimbje, ndërsa në rast se pacienti ndjen dhimbje gjatë marrjes së strishës gjendja është alarmante dhe ai është në gjendje të rrezikshme.

Nga Vulvodinia vuajnë 15% e femrave në gjithë botën e kjo sëmundje nëse zbulohet me kohë mund të trajtohet e pas një kohe edhe të shërohet plotësisht po një gjë është e sigurt që pacientja do ta mbajnë mend gjatë. /nzoom.biz/

- Reklama -spot_imgspot_img

Lajmet e fundit

Related news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here