Nzoom_albinaNzoom_albinaNzoom_albina
6.6 C
Pristina
05/10/2022

Nuk do ta besoni, por këto janë aplikacionet më të përdorura nga shqiptarët

Nuk është e vështirë të kesh akses në lajme, interneti dhe ndërthurja e mediave sociale me ngjarje të rëndësishme e ka bërë të pamundur të jetosh nën një shkëmb.

Por, gjetja e një burimi të besueshëm me një ndalesë për t’u përfshirë me lajmet mund të jetë disi një sfidë, shkruan nzoom.biz.

Madje jo vetëm për marrjen e lajmeve, por në një botë si kjo, ku teknologjia është e përhapur kudo në jetët tona, aplikacionet e ndryshme sociale ndër të tjera, na ndihmojnë të argëtohemi, të ndërveprojmë, të komunikojmë me njëri-tjetrin e shumë të tjera.

Në sondazhin e fundit të TAR, shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet përdorin më shumë ata dhe përgjigjet ishin si më poshtë:

Instagram 57%

YouTube 19%

TikTok 14%

Web browser 8%

Mail & Calendar 3%

Duket se postimi i fotove e videove të bukura, e gjithçkaje që ofron Instagram është në qendër të vëmendjes së përdoruesve sot në Shqipëri.

Edhe shikimi i videove të ndryshme në YouTube zë pjesë të konsiderueshme të ditës.

TikTok, mjaft i ngjashëm me YouTube është shumë pranë në vendin e tretë, teksa çdo informacion në web është në vendin e parafundit.

Mail & Calendar duket se është më pak i përdoruri nga shqiptarët dhe zë vetëm 3% të tyre. /nzoom.biz/

- Reklama -spot_imgspot_img

Lajmet e fundit

Related news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here