Nzoom_albinaNzoom_albinaNzoom_albina
3.9 C
Pristina
01/12/2022

iPhone 14 ul aksionet e kompanisë, Apple në probleme të mëdha?

Aksionet e Apple ranë me 4%  mes shqetësimeve rreth kërkesës për linjën më të fundit të iPhone-ve të kompanisë.

Apple (AAPL) thuhet se ka braktisur përpjekjet për të rritur prodhimin e linjës së saj të iPhone 14 me 6 milionë njësi në gjysmën e dytë të këtij viti pas kërkesës më të ulët se sa pritej, shkruan nzoom.biz.

Këtë e mësuam sipas një raporti të Bloomberg të martën duke cituar burime të paidentifikuara, po të njohura me problemin.

Kompania tani thuhet se po planifikon të prodhojë rreth 90 milionë njësi iPhone 14 në atë periudhë kohore, afërsisht në përputhje me një vit më parë, sipas raportit.

Apple nuk i’u përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton CNN. /nzoom.biz/

- Reklama -spot_imgspot_img

Lajmet e fundit

Related news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here