Marrëdhënia punëdhënës e punëmarrës gjithnjë shoqërohet me vështirësitë e veta, ku mënyra më e duhur për t’i zgjidhur është komunikimi sa më i saktë.
Prandaj, është e rëndësishme që të gjendet mënyra e duhur për të komunikuar një gjë me ta, nëse nuk doni të krijoni keqkuptime, shkruan nzoom.biz.
1.Mos thuaj: ”Të kam dërguar një mesazh”
Nëse po përpiqeni të kontaktoni me shefin tuaj, mënyra ideale do të ishte t’i dërgonit atij një e-mail. Shprehja që mund të përdorni në këtë rast është: ”Jam munduar të të kontaktoj”.
2.”Do shkoj me pushime ne ‘’X’’ datë.
”Një shprehje më e përshtatshme do të ishte: ”A ka problem nëse mar leje në këto data?”
Gjithmonë duhet pyetur për leje dhe më pas të vazhdoni me planifikimin e pushimeve.
3.”Jam shumë e lodhur sot”
Epo këtë shprehje nuk duhet ta përdorni asnjëherë dhe nuk ka asnjë alternativë për ta zëvendësuar. Ju thjesht nuk duhet të ankoheni përpara shefit tuaj.
4.”Ti nuk më the për ta bërë këtë”.
Në vend të saj, mund të kërkoni ndjesë për faktin që nuk e dinit se duhet të bënit një detyrë të caktuar.
5.”Kam dy vjet në këtë kompani, mendoj se meritoj një rritje rroge”.
Përpara se të kërkosh rritje rroge, duhet të tregosh arsyen pse e meriton atë. /nzoom.biz/