spot_img
27.1 C
Pristina
19/08/2025

Jo, nuk bëheni dot si Ajnshtajni! Ja çfarë ndodh kur mendoni shumë

Nëse e dënoni veten për një gabim që keni bërë javën e kaluar, ose jeni të shqetësuar nëse do të keni një ditë të suksesshme nesër, duke menduar për to më shumë seç duhet do t’iu bëjë të ndiheni të dobët.

Paaftësia juaj për t’i nxjerrë nga koka mendimet e shumta do t’iu lërë në një gjendje të vazhdueshme ankthi, shkruan nzoom.biz.

spot_img

Të gjithë i mendojnë situatat herë pas here, por të paturit e shumë mendimeve është më tepër se shqetësim, pasi studimet tregojnë se të menduarit shumë shkakton probleme serioze për mirëqenien tuaj.

1. Ajo rrit shanset tuaja për sëmundje mendore.

Një studim i 2013 i botuar në gazetën e raporteve të psikologjisë thotë se të menduarit të shumtë ndikon në mangësitë, gabimet dhe problemet tuaja, rrit rrezikun e problemeve të shëndetit mendor. Reflektimi “i tepërt” ju vendos në cikël që është i vështirë për t’u thyer. Ai do të shkaktojë probleme në shëndetin mendor. Ndërkohë që shëndeti mendor bie, reflektimi dhe e patura e mendimeve të shumta rritet.

2. Ndërhyn në zgjidhjen e problemeve.

Hulumtimet tregojnë se ata mendojnë se po e ndihmojnë veten duke i patur në mendje problemet e tyre. Duke mbi analizuar çdo gjë, ndërhyni në zgjidhjen e problemeve. Kjo do të bëjë që ju të qëndroni tek problemi dhe jo të kërkoni zgjidhje.

Edhe vendimet më të thjeshta, si zgjedhja e asaj që duhet të vishni në një intervistë apo të vendosni se ku do të shkoni me pushime, ndihet si një vendim jetë apo vdekje.

3. Do të ndërhyjë në gjumin tuaj.

Nëse je një person i cili mendon shumë, nuk mund të flini pasi mendja vazhdon gjatë gjithë kohës të mendojë. Studimet e konfirmojnë këtë, duke gjetur se shqetësimet çojnë në pak orë gjumë. Me shumë gjasa përpëliteni për shumë orë me radhë derisa të flini. Por, fjetja vonë nuk mund t’iu ndihmojë, sepse të menduarit shumë dëmton cilësinë e gjumit tuaj.

Ju do të keni më pak gjasa të bini në një gjumë të thellë pasi të keni menduar për të njëjtën gjë pa pushim.

Si ta ndaloni?

Lajmi i mirë është se nuk duhet të jetë kështu përgjithmonë. Mund të ndërmerrni hapa për të ndaluar mendimet për gjithçka. Përdorimi i strategjive të reja e zhvillimi i shkathtësive mund t’iu ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira, në kohën e duhur me më pak vështirësi. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news