Shtatori është një muaj i mbushur me energji të reja, surpriza dhe mundësi për fillime të rëndësishme. Por jo të gjitha ditët janë njësoj të favorshme për shenjat e ndryshme të zodiakut.
Ekspertët e astrologjisë kanë identifikuar dhjetëditëshat më me fat për secilën shenjë, ku ju mund të ndërmerrni iniciativat e rëndësishme, të filloni projekte të reja, të udhëtoni ose të dashuroheni, shkruan nzoom.biz.
P.sh Dashi do të ketë fat nga 11 deri më 20 shtator, me mbështetjen e Venusit dhe Diellit që sjellin qetësi dhe mundësi në punë dhe marrëdhënie.
Demi duhet të shfrytëzojë periudhën 1-10 shtator, ku një eklips hënor do të ndezë kreativitetin dhe ndjenjat.
Luanët do të ndihen të dëshiruar dhe plot energji në dhjetë ditët e para të muajit, falë ndikimit të Venusit dhe Marsit.
Binjakët dhe Peshorja do të kenë momentet e tyre më të favorshme në fund të muajit, duke përfituar nga pozicionimet e yjeve për dashuri, argëtim e suksese shoqërore.
Virgjëreshat dhe Bricjapët do të përfitojnë në fillim të muajit për çështjet praktike dhe financiare, Akrepat dhe Peshqit përjetojnë kulme emocionale mes 11 dhe 20 shtatorit.
Shigjetari dhe Ujori kanë energji dhe mundësi për kontakte të reja në fund të muajit, ndërsa Gaforrja mund të presë zhvillime pozitive në punë e udhëtime gjatë mesit të shtatorit.
Në përgjithësi, shtatori është një muaj me energji pozitive për të gjithë, por duke njohur momentet më të mira sipas shenjës tuaj, mund të merrni vendime të suksesshme dhe të arrini më shumë në çdo fushë të jetës. /nzoom.biz/