spot_img
8.6 C
Pristina
07/10/2025

Bye Bye Wikipedia, Musk paralajmëron enciklopedi të re me emrin Grokipedia

Elon Musk po bën një lëvizje të re në botën e Grok, duke njoftuar zhvillimin e një platforme konkurruese ndaj Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI. Platforma e re quhet “Grokipedia”.

Musk ka deklaruar se shërbimi i ri përbën “përmirësim masiv” të enciklopedisë së famshme online, bazohet te hyrjet e krijuara dhe redaktuara nga vullnetarët, shkruan nzoom.biz.

Miliarderi ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamjet e krahut të majtë.

Pak para njoftimit të Musk, aleati i tij, David Zacks i emëruar nga Presidenti Trump si komisioner për inteligjencën artificiale kishte kritikuar përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për trajnim të softuerëve të inteligjencës artificiale.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok, për të cilin Musk ka thënë se “kërkon të vërtetën në masën më të plotë”.

Përndryshe, Grok ka qenë objekt kritike në muajt e fundit për prodhimin e komenteve antisemite, të cilat kompania e Musk i atribuoi një programimi të gabuar. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news