spot_img
11.2 C
Pristina
21/11/2025

Pse po shtohen rastet e kancerit të tiroides në të gjithë botën?

Shkalla e kancerit të tiroides po rritet në disa pjesë të botës dhe më shpejt se çdo lloj tjetër të kancerit.

Por çfarë fshihet pas kësaj rritjeje të papritur?

Ajo ndodhet në bazën e qafës, pak poshtë mollës së Adamit, prodhon hormone që kontrollojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën trupore dhe metabolizmin.

Kanceri i tiroides zhvillohet kur qelizat fillojnë të rriten e ndahen në mënyrë të pakontrolluar, duke formuar tumor që përhapet në indet përreth a në pjesë tjera të trupit.

Edhe pse shumica e rasteve janë të shërueshme, ekspertët janë të shqetësuar nga rritja e shpejtë e incidencës së sëmundjes.

Sipas bazës së të dhënave SEER (Mbikëqyrja, Epidemiologjia dhe Rezultatet Përfundimtare), incidenca e kancerit të tiroides në SHBA u trefishua midis 1980 e 2016: nga 2.39 në 7.54 për 100,000 tek burrat dhe nga 6.15 në 21.28 për 100,000 tek gratë.

“Kanceri i tiroides mbetet një nga të paktat lloje të kancerit që vazhdon të rritet me kalimin e kohës, pavarësisht përparimeve mjekësore,” thotë Sanziana Roman, kirurge endokrine në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Çfarë po e shkakton këtë rritje?

Ekspertët e dinë prej kohësh se ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues në fëmijëri mund të shkaktojë kancer të tiroides. P.sh pas aksidentit bërthamor të Çernobilit në 1986, incidenca e kancerit të tiroides u rrit ndjeshëm tek fëmijët në Bjellorusi, Ukrainë dhe Rusi.

Studime tregojnë se midis të mbijetuarve të bombës atomike, rreth 36% e rasteve të kancerit të tiroides që nga 1958 mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj rrezatimit në fëmijëri.

Nuk pati aksidente bërthamore në SHBA gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shpjegonin rritjen e konsiderueshme të sëmundjes. Ekspertët mbetën të habitur, por më pas një shpjegim i mundshëm u duk i qartë: diagnoza më e saktë.

Në vitet 1980, përdorimi i ultrasonografisë së tiroides, një metodë imazherie që përdor valë zanore për të krijuar foto të gjëndrës, u bë më i zakonshëm.

Kjo teknologji lejoi mjekët të identifikonin kancere të vogla që më parë nuk zbuloheshin. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news