Studimet vazhdojnë të tregojnë përfitimet shëndetësore të kafesë, duke vënë në pah se koha më e mirë për ta konsumuar atë është mëngjesi.
Kafeja mund të ulë rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër, të ndihmojë në ruajtjen e masës muskulore dhe madje lidhet me jetë më të gjatë, për sa kohë që nuk shtoni shumë sheqer në çdo filxhan, shkruan nzoom.biz.
Studimi i publikuar në European Heart Journal ka analizuar lidhjen mes kohës së pirjes së kafesë dhe jetëgjatësisë. Studimi ka përfshirë mbi 40 mijë të rritur në SHBA, të cilët raportuan çka dhe kur konsumonin ushqime dhe pije, përfshirë kafen.
Të dhënat u krahasuan me shkaqet e vdekjeve gjatë një periudhe 9-10 vjeçare.
Rezultatet kanë treguan se personat që pinin kafe në mëngjes kishin:
– 16 për qind rrezik më të ulët për vdekje nga çdo shkak
– 31 për qind rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e zemrës
Ata që pinin kafe gjatë gjithë ditës nuk kishin ulje të rrezikut krahasuar me personat që nuk pinin fare kafe. Përfitimet u panë si te ata që pinin dy deri në tre filxhanë në mëngjes, ashtu edhe te ata që pinin më shumë se tre.
Personat që pinin vetëm një filxhan ose më pak përfitonin më pak, rëndësi nuk ka vetëm fakti nëse pini kafe apo sasia që pini, por edhe koha e ditës kur e konsumoni.
Ai ka theksuar se udhëzimet ushqimore zakonisht nuk flasin për kohën e konsumimit, por ndoshta kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen.
Kafeja përmban antioksidantë, si acidet fenolike dhe flavonoidet, që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet qelizore dhe proceset inflamatore.
Ajo ndikon pozitivisht në humor dhe energji.
Sipas mjekëve, pirja e kafesë në mëngjes lidhet me përfitime më të mëdha sepse respekton ritmin natyror të trupit. Konsumimi i kafeinës më vonë gjatë ditës mund të prishë gjumin dhe prodhimin e melatoninës, çka mund të zbehë përfitimet shëndetësore.
Gjumi i dobët ose mungesa e gjumit lidhen me rrezik më të lartë për probleme shëndetësore e vdekje të parakohshme, te personat e moshës së mesme dhe të moshuarit.

