spot_img
3.7 C
Pristina
07/01/2026

Parashikimet e frikshme të Nostradamus për vitin 2026!

Me hyrjen në vitin 2026, vëmendja është rikthyer sërish te parashikimet e Nostradamus, astrologut dhe profetit të shekullit XVI, i njohur për vizionet e tij të errëta mbi fatin e njerëzimit.

Edhe pse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejtë vitin 2026 në shkrimet e tij, studiuesit e quatrain-eve të tij i referohen vargjeve që mbajnë numrin 26 për të interpretuar çfarë mund të sjellë ky vit, njofton nzoom.biz.

Një nga parashikimet më të frikshme flet për rënien e një figure të madhe, e lidhur simbolikisht me rrufenë. Kjo shihet si paralajmërim për një ngjarje të papritur që tronditë botën politike apo publike, duke shënuar fundin e një lideri apo figure me ndikim global.

Një tjetër katrenë përmend rrjedhje gjaku në rajonin e Ticinos në Zvicër.

Disa e interpretojnë si shenjë dhune ose konflikti, të tjerë sugjerojnë kuptim simbolik, të lidhur me zhvillimet shkencore dhe teknologjitë mjekësore, në fushën e qelizave staminale.

Parashikimet përfshijnë konflikt të madh detar, ku përmenden anije e luftë vdekjeprurëse.

Analistët e lidhin me tensionet në Detin e Kinës Jugore, shtetet pretendojnë territore të njëjta, duke bërë rajonin një nga pikat e rrezikshme të globit për përshkallëzim ushtarak.

Një nga imazhet enigmatike të Nostradamus është ajo e një tufe bletësh që ngrihet natën.

Kjo metaforë interpretohet si paralajmërim për rritjen e ideologjive ekstreme, mendësisë kolektive dhe lëvizjeve autoritare që mund të forcohen gjatë 2026. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news