Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka reaguar përmes një deklarate të fortë.
Ai ngriti dyshime mbi mënyrën e eliminimit të tij dhe duke pretenduar se produksioni kishte qëllim ta largonte para finales, shkruan nzoom.biz.
Përmes postimeve, ai ka ndarë mendimet e tij mbi televotimin, përkrahjen e publikut dhe informacione që thotë se i ka mësuar pas daljes nga shtëpia.
“E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin, mos me çu vota kinse do e heqim. U pa nga televotimi dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon dhe televotimi ishte Labi kokë më kokë me gjithë fansat e banorëve mrena dhe nuk mjaftoi kjo, edhe thirrja e opinionistëve që ta votojnë me dalë. Dhe prapë 48% me 52%. Gjysma e popullit është me të vërtetën edhe pse i kishim kundër të gjithëve”.
Ai theksoi se diferenca në televotim ishte shumë e ngushtë dhe se përkrahja e publikut për të ishte e madhe, pavarësisht rrethanave që, sipas tij, ishin kundër tij.
Në deklaratë tjetër, Rexha pretendon se pas daljes nga shtëpia ka mësuar informacione të reja që, sipas tij, konfirmojnë dyshimet për eliminimin e tij të planifikuar:
“Pas daljes nga shtëpia mora vesh shumë gjëra të ndryshme dhe fjalë të cilat po tregojnë të vërtetën. Dolen fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me nxjerr Labi me zarf të zi para finales se na e merr fitoren se ka vota… Limi, para se të futet në Big, e ka takuar Olsen dhe pas takimit na ka njoftuar me telefon atë ditë që mos u lodhni kot, se Olsa ka me nxjerr me zarf të zi para finales”.
Në fund të reagimit, ai e përmbylli deklaratën me shprehjen “TRUE STORY”, duke lënë të kuptohet se qëndron plotësisht pas pretendimeve të tij. /nzoom.biz/


