spot_img
14.3 C
Pristina
10/10/2024

Zbulohet mashtrimi i produksionit, Ganja nuk doli nga mungesa e votave?

Mbrëmë ishte spektakli i 15-të me radhë i ‘Big Brother Vip Kosova’.

Produksioni e hapi një televotim që kishte të bënte me banorin më pak të preferuar, shkruan nzoom.biz.

Derisa të gjithë konkurrentët ishin në stres, personi që u shpall më e votuar për të qëndruar ishte Mbresa.

Kjo e fundit përsëri gjendet në nominim dhe rrezikon që të këtë të premte të largohet nga gara.

Në anën tjetër, Ganimete Abazi – Ganja ishte banorja më pak e votuar dhe si pasojë e kësaj edhe hoqi dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Një koment në faqen zyrtare të Big Brother Vip Kosova në Instagram i hodhi disa dyshime mbi votimin e natës së kaloi.

Për më shumë lexoni komentin në fjalë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news