Spektakli i sotëm i reality show “Big Brother Vip Albania” ka nisur me debate dhe tensione, me Arbana Osmani që ka kritikuar banorët për ofendimet e ulëta që i bëjnë njëri-tjetrit.
Moderatorja u ndal te debatet Efi-Olta, ku kjo e fundit ka kërcënuar Efin, duke i përmenduar videot hot, shkruan nzoom.biz.
Në lidhje me këtë Arbana i tha Oltës se kërcënimet e saj për jetën e banorëve jashtë lojës janë të turpshme dhe se diçka e tillë është e papranueshme nga produksioni.
Që prej ditës së djeshme, loja e Olta Gixharit është kthyer në betejë kërcënimesh ku aktorja pretendon se ka materiale për të nxjerë për vajzat e shtëpisë, Kiarën dhe Efin, e cila së fundmi është sulmuar me publikimin e një videoje hot. Olta Gixhari në lojë?
Kërcënimet për Kiarën janë të qarta, ajo e ka me gruan e Luizit, siç edhe i drejtohet dhe jo drejpëdrejtë me moderatoren.
Po me Efin? Çka di aktorja Olta Gixhari për Efin e cila ka vetëm 2 vite si personazh publik?
“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish konkurrentes të Përputhen e cila po qarkullon në WhatsApp.
Bëhet fjalë për një video +18 të cilën Efi e ka regjistruar vetë dhe ja ka nisur dikujt, që pabesisht e ka publikuar.
Loja e “Big Brother” nuk ndërtohet mbi informacionet që banorët mund të kenë për njëri-tjetrin dhe Efi e ka vërtetuar se nuk bie preh e manipulimeve apo kërcënimeve të Oltës. /nzoom.biz/