spot_img
1.4 C
Pristina
26/12/2024

Këto ushqime mos gaboni t’i konsumoni bashkë, ama kurrën e kurrës!

Ngrënia e ushqimeve të duhura në kohën e duhur është çelësi për një shëndet të mirë.

Por, ka disa ushqime që nuk duhen konsumuar së bashku, edhe nëse të dyja janë të shëndetshme.

Duhet ta keni parasysh se ka kombinime ushqimore që janë të dëmshme për shëndetin, pa marrë parasysh sa përfitime shëndetësore ka secila prej tyre.

Ja një listë e kombinimeve që nuk duhet të konsumohen bashkë se shkaktojnë probleme në shëndet.

Proshutë dhe vezë

Shumica pëlqejnë të hanë proshutë dhe vezë, por nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e këtij kombinimi për shëndetin. Janë të shëndetshëm për t’u ngrënë veçmas pasi të dyja janë të pasura me proteina, por kur përzihen, rezultojë në probleme me tretjen.

Pasi të hani 2 ushqime me proteina të larta në të njëjtën kohë, trupit i duhet kohë ta tresë. Jo vetëm kaq, ka shumë yndyrna të ngopura në të dyja këto ushqime.

Zëvendësoni proshutën me karbohidrate si bukë e thekur me drithëra ose në vend të vezës hani proshutë me avokado e domate.

Kos dhe fruta

Frutat janë më të shëndetshme por nuk mund të kombinohen me çdo ushqim tjetër, si p.sh me kos. Nëse doni t’i shtoni ëmbëlsi kosit, shtoni kanellë, ka shumë përfitime shëndetësore për zemrën, ul kolesterolin.

Qumësht dhe lëng portokalli

Pirja e qumështit dhe lëngut të portokallit për mëngjes mund të shkaktojë shqetësim në stomak, se portokallet kanë acide që mpiksin qumështin. Ky shqetësim zgjat nga 2-6 orë, në varësi të niveleve të acidit. Mund të rezultojë në fryrje, se kërkon më shumë kohë që qumështi të tretet, dhe përzierja me agrume si portokallet ngurtëson qumështin.

Burger me patate të skuqura

Kombinimi i zakonshëm, një burger me patate të skuqura, nuk konsiderohet një vakt ideal. Nutricionistët thonë se është shumë më e shëndetshme të porosisni 2 hamburgera në vend të një me patate të skuqura.

Uji dhe ushqimi

Edhe pse mund të duket normale të keni një gotë ujë pranë ushqimit, mund të ketë rreziqe për shëndetin nëse e pini gjatë kohës që hani. Së pari, mund të zvogëlojë sasinë e pështymës që prodhoni, e cila është faktori kryesor që merr pjesë në tretje. Mund të sjellë  në shtim në peshë, të shkaktojë aciditet dhe të rrisë insulinën në trup. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news