Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka njoftuar se do të vazhdojë me aplikimin testues të shërbimit të abonimit, në një kohë kur gjigandi i rrjeteve sociale po kalon një periudhë të vështirë nga pikëpamja financiare.
Shërbimi i abonimit, i cili do të quhet Meta Verified, do t’i lejojë përdoruesit të vërtetojnë llogaritë e tyre.
Ai do të dalë këtë javë, do të nis fillimisht në Australi dhe pastaj në Zelandën e Re, dhe kostot do të fillojnë nga 11,99 dollarë në muaj dhe do të shkojnë deri në 14,99 dollarë për sistemet iOS dhe po ashtu Android të Apple.
Gradualisht, shërbimi i abonimit do të shtrihet edhe në vende të tjera.
Ky shërbim ngjan atë të implementuar nga Elon Musk në Twitter, i cili kushton 11 dollarë në muaj.
Dhe aplikacione të tjera, të tilla si Snapchat dhe Telegram i Snap Inc, lansuan shërbimet e abonimit vitin e kaluar, duke synuar gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave.