Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet.
Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë, shkruan nzoom.biz.
Ha shpejt
Studimet kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta, të pashëndetshme.
Mos e teproni me çdo lloj ushqimi
Qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur.
Kontrollo porcionet
Një mëngjes i mirë dhe i plotë ndihmon të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë. /nzoom.biz/