Ai ofron shumë shërbime të reja për të bërë eksperiencën e përdoruesve sa më të mirë.
Një nga shërbimet më të vjetra dhe më të rëndësishme të këtij aplikacioni është bllokimi i një kontakti me të cilin nuk doni të kontaktoni më, shkruan nzoom.biz.
Nëse doni të kuptoni se dikush ju ka bllokuar në WhatsApp nuk ka asnjë mënyrë 100% të saktë për ta dalluar, mirëpo do t’ju tregojmë disa nga ndryshimet kryesore që mund të konfirmojnë se jeni bllokuar nga ai kontakt.
Mënyra e parë më e shpejtë që tregon se dikush ju ka bllokuar ju është mosshfaqja e statusit online dhe last seen. Nëse arrini ta shikoni last seen apo online status, ky person nuk ju ka bllokuar.
Zakonisht kur një person ju bllokon, nuk jeni në gjendje të shihni foton e profilit dhe statusin e tyre.
Nëse provoni të dërgoni një mesazh në chat drejt personit që dyshoni se ju ka bllokuar, dhe ato shkojnë me një tick, me shumë mundësi jeni bllokuar.
Nëse provoni të telefononi personin që dyshoni se ju ka bllokuar e telefonata nuk kryhet, atëherë me shumë mundësi jeni bllokuar.
Të gjitha problemet e lartpërmendura për të kuptuar nëse një person ju ka bllokuar apo jo mund të ndodhin dhe në rastet kur lidhja juaj në internet është me probleme.
Lëvizja e fundit që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni bllokuar apo jo është të hapni një grup të ri në WhatsApp dhe të shtoni personin që doni. Nëse ju shfaqet një mesazh “You are not authorized to add this contact” atëherë ju jeni bllokuar nga ky person. /nzoom.biz/