Sonte është finalja e edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’.
5 banorë janë finalistë teksa pikërisht nga ora 21:00 shikuesit kanë mundësi ta shohin spektaklin e fundit të këtij Reality Show.
Konkurrentët i kanë përjetuar këto ditë në ankth sepse secili nga ta ka dhënë kontribut në shtëpinë më të famshme në vend.
Të fundit që u eleminuan nga gara ishin: Gresa dhe Bruno.
Por, si duket produksioni pati gisht në largimin e këtij të fundit e madje u publikua një poster nga ta ku shihet fytyra e Brunos dhe jo e Mbresës.
Kjo lë të nënkuptohet se Bruno i bë ‘kurban’ i banores Hajrullahu duke e dërguar në finale e rrëmbyer kështu 10 mijë euro. /nzoom.biz/