Pak ditë më parë, Tea Trifoni ka lëshuar akuza të forta sot kundrejt Kiara Titos.
Ajo tha se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri, shkruan nzoom.biz.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”– u shpreh Tea.
Tea ka thënë se dëshmitare ka qenë Zhaklin Lekatari, duket se ajo e ka aprovuar këtë duke treguar se është e vërtetë kërcënimi që i është bërë Teas. Në një faqe Instagrami (foto më poshtë) që kanë shkruajtur për këtë kërcënim, Zhaklina ka komentuar: True! (E vërtetë)
Ndërkohë, burrin e tezes së Kiarës na e prezanton kryetari i bashkisë, në foton mëposhtë. /nzoom.biz/