spot_img
-0.9 C
Pristina
23/11/2024

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Çka duhet të dini?

Urinimi i dhimbshëm pas seksit nuk është gjithmonë shenjë e një infeksioni urinar apo e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Në fakt, urinimi i dhimbshëm mund të jetë rezultat i diçkaje më pak shqetësuese, por po aq të zakonshme, si acarimi vaginal, i cili shpesh mund të menaxhohet në shtëpi pa vizitën e mjekut ose pa antibiotikë, njofton nzoom.biz.

Një ndjesi djegieje gjatë urinimit pas seksit mund të ketë disa shkaqe, të cilat variojnë nga diçka e lehtë si acarimi i jashtëm që lidhet me lëkurën rreth hapjes së uretrës… deri te një sëmundje seksualisht e transmetueshme apo infeksion urinar.

Në raste të rralla, njerëzit mund të përjetojnë urinim të dhimbshëm të shkaktuar nga një infeksion maja ose vaginozë bakteriale.

Më shpesh, labia, vagina ose uretra irritohen për shkak të mungesës së stimulimit ose paralojës, si rezultat i një alergjie ndaj prezervativit, ose një reagimi ndaj spermës apo pështymës – të gjitha këto mund të çojnë në urinim të dhimbshëm.

Pra, si mund ta dalloni nëse ndjesia e djegies është rezultat i acarimit të jashtëm apo shenjë e diçkaje që mund të kërkojë kujdes mjekësor?

Nëse është thjesht acarim ‘mekanik’ si thatësi ose ndjeshmëri, zgjat vetëm disa minuta me urinimin e parë pas seksit, nëse zgjat më shumë, duhet të bëni disa analiza urine.

Për çdo rast, është e rëndësishme të mos neglizhoni kontrollet e duhura te mjeku. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news