spot_img
1.7 C
Pristina
22/11/2024

Po udhëtoni me avion? Këto ushqime mos i hani para fluturimit

Kur keni një udhëtim të gjatë me avion, gjëja e fundit që doni është t’ju trazohet stomaku.

Me zgjedhjet e duhura të dietës, mund ta shmangni këtë siklet, shkruan nzoom.biz.

Për këtë arsye ju sjellim ushqimet që nuk duhet të hani përpara se të udhëtoni me avion.

Shmangni, brokolin, lulelakrën dhe lakrën e Brukselit

Këto ushqime janë të mira për shëndetit, por për shkak të fibrave shkaktojnë fryrje dhe gazra.

Shmangni alkoolin

Zakonisht shkakton dehidratim dhe lodhje pas udhëtimit. Ju do ndiheni të përgjumur.

Jo kafeinë

Ashtu sikur alkooli edhe kafeina ju mban të dehidratuar. Më mirë pini ujë para fluturimit. Për më tepër, kafeina ju mban dhe zgjuar duke mos ju lejuar të merrni një sy gjumë gjatë udhëtimit.

Jo bishtajore

Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat apo qiqrat kanë shumë fibra e shkaktojnë fyerje dhe gazra.

Jo ushqime të shpejta

Mund të ndjeni sikur të ngopeni me një hamburger e patate të skuqura gjatë udhëtimit, por jo nuk është një ide e mirë. Një bark plot me ushqim shkakton shqetësim për stomakun.

Zgjedhja më e mirë janë fruta e thata, të cilat edhe ju ngopin edhe nuk rëndojnë stomakun. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news