Stresi ishte fitues i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’.
Ai u pasua nga Vedati e pastaj e la pas edhe Julin, shkruan nzoom.biz.
Por, fitorja e reperit nga Shqipëria është përcjellur me polemika të shumta e pati persona që nuk janë pajtuar.
Të kthehemi në temë, produksioni i këtij formati e ka njoftuar se së shpejti vjen sezona e dytë dhe banorët janë drejt selektimit.
n’ZOOM ka mësuar që pjesëmarrës në ‘BBVK’ do të jetë edhe Mozzik.
Artisti i mirënjohur ka pranuar ftesë edhe nga produksioni i Shqipërisë por ka vendosur që të bëhet banor i shtëpisë më të famshme në Kosovë. /nzoom.biz/