Karrierën e filloi fuqishëm në 2018 me ‘Columbiana’.
Bëhet fjalë për Taynen, shkruan nzoom.biz.
Rep artistja ishte tejet aktive dhe e dashur për publikun, por, rrugës si duket i ndodhi diçka dhe papritur ‘dështoi’ në raport me prodhimet e reja.
Viti 2023 nuk ka qenë shumë i frytshëm për të nëse flasim për datat dhe mbrëmjet muzikore.
Tayna ishte senzacion i 3 viteve për të rënë drastikisht nga lista edhe me klikime.
‘Shqipet 2’ e publikuar 8 ditë më parë mezi arriti ta kalojë shifrën 1 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.
Artistja njihet edhe për miqësinë me Dafina Zeqiri, ku kjo e fundit për gjëra personale e ka prishur duke larguar Taynen nga Instagrami.
Detajet e plota të sherrit të tyre mund t’i kuptoni në sorien e mëposhtme. /nzoom.biz/