Edhe një rast që duhet të ndjehemi krenarë për gjininë e bukur.
Gratë e kanë dëshmuar se janë të zonjat edhe në politikë, shkruan nzoom.biz.
Albiona Tasholli është njëra ndër asambleistet më të suksesshme në Komunën e Lipjanit.
Ajo nuk ndalet në asnjë moment e madje dëshira e saj është që të angazhohet gjatë gjithë kohës për të i’u qëndruar afër qytetarëve në brengat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Në zgjedhjet e fundit lokale Albiona u zgjodh ndër asambleistet më të votuara, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Komunën e Lipjanit.
Së fundmi, ajo është zgjedhur edhe si anëtare e kryesisë së LDK-së, dega në Lipjan.
Vajzat e zgjuara, aktive dhe të zonja si Albiona i duhen çdo komune.
Urojmë që një ditë t’a shohim pse jo edhe si deputete në Kuvendin e Kosovës. /nzoom.biz/