Shqiptarët po vazhdojnë të na bëjnë krenarë ende.
Një rast i tillë është dhe i Eris Bajra, shkruan nzoom.biz.
Ai është një boksier me prejardhje nga Kosova e që jeton dhe vepron në Basel të Zvicrës.
Erisi po korr suksese në boks duke u renditur si një ndër sportistët më me ndikim në këtë fushë.
Së fundmi, ai ka arritur fitoren e tij të pestë në Gjermani ku mposhti ish-kampionin e shumëfishtë në WBC e IBF, Viorel Simion.
22 vjeçari ishte tejet i përgatitur dhe me përkushtim të plotë arriti që ta mposhtë kundërshtarin në ndeshjen e 13 prillit.
Përndryshe, Eris Bajra është shpallur tri herë kampion në Zvicër dhe një herë kampion evropian dhe se boksin e ka trashëguar nga daja i tij i cili ka ndërruar jetë. /nzoom.biz/