spot_img
18.3 C
Pristina
20/05/2024

Ekskluzive: ‘Nuk isha dakord të hynte përsëri, më tha se Top Channel i jep bukë…’ çka zbuloi Argjira për Gracianon?

Lidhja e tyre thuhet se ka përfunduar.

Bëhet fjalë për dyshen Argjira-Graciano, shkruan nzoom.biz.

Mediat filluan ta publikojnë këtë lajm sepse prezantuesja pati fshirë disa fotografi të përbashkëta.

Gjira hoqi edhe propozimin e fejesës që balerini shqiptar i’a bëri asaj.

n’ZOOM nga burime të sigurta mëson se kriza ka lindur kur Graciano u eleminua nga gara e ‘Big Brother Vip Albania’.

Ishte Ledioni ai që e ka ftuar atë përsëri të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe këtë herë e kushtin e vetëm që të ngacmonte banorët të cilët cilësohen të fortë deri në këtë pikë të lojës.

Graciano nuk e ka dëgjuar të dashuren e tij e cila ishte kundër rihyrjes e madje ai u shpreh se Top Channel është shtëpia e dytë e tij dhe se nuk mund t’u thoshte JO.

‘Nuk e di pse po hin, ata tkane qit niher, mos u be bajat’, mësohet të ketë thënë Argjira.

Graciano i’a ka kthyer me fjalët: ‘Mka thirr Ledioni, nuk ben me e refuzu se Topi eshte shtepia ime e dyte, aty kam ngrene buke’.

Përndryshe, balerini Tagani është aktualisht personi që po nxit Erjolën ta pranojë se ka flirtuar me Romeo Veshaj. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news