spot_img
-0.6 C
Pristina
21/11/2024

Sherr dhe britma në Klan Kosova, produksioni largon Alaudinin, Jonidën dhe Libertën? Zëvendësohen nga Bana dhe Edi

Kudo që përmendet emri i Arbana Osmanit krijon lajm.

E, kjo për të vetmen arsye se prezantuesja ka audiencë të madhe që e ndjekin, shkruan nzoom.biz.

Pas suksesit të dy sezonave të ‘BBVA’, Bana u largua në atë të tretin por largimi i saj ishte me zhurmë dhe polemika nga më të ndryshme.

Në janarin e këtij viti, n’ZOOM ju ka sjell lajmin ekskluziv se Arbana i ka kërkuar hiç më pak se 600 mijë euro për vete dhe Eduartin i cili ishte regjisor i dy edicioneve të kaluara që thyen rekord klikimesh.

Ekskluzive: Lufta për prezantimin e ‘BBVA’, Arbana kërkoi 600 mijë euro për vete dhe Eduartin

Në anën tjetër, derisa Ledion Liço po e udhëheq sezonën e tretë, ajo që dihet është se Arbana ka marrë ofertë nga Klan Kosova për ta bërë prezantimin e sezonit të radhës.

n’ZOOM ka mësuar se ajo do të jetë në krye të këtij Reality Show, dhe i bie që do të zëvendësojë dyshen, Alaudin dhe Jonida.

Por, sigurisht Arbana do të jetë në krahun e djathtë të burrit, Eduart Grishaj.

Duket se produksioni kosovar ka pak kriza me organizatorët e ‘BBVK’ dhe si pasojë e mosmarrëveshjeve Alaudin Hamiti, Jonida Vokshi dhe Liberta Spahiu largohen përfundimisht nga formati.

Përndryshe, n’ZOOM ju ka njoftuar sot se Luiz Ejlli do të jetë po ashtu pjesë e organzimit, me shumë gjasë si producent. /nzoom.biz/

n’ZOOM zbulon: Nuk ka dyshime, Luiz Ejlli pjesë e ‘BBVK3’

LAJMET E FUNDIT
Related news