spot_img
2.7 C
Pristina
23/11/2024

Shkoi për të bërë foto, modelja vdes nga goditja e trenit

Një modele 30-vjeçare ka vdekur në vend pasi u godit nga një tren.

Cinthya Nayeli Higareda Bermejo ishte duke pozuar për një fotosesion në momentin që u godit për vdekje nga treni.

Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj, por përfundoi duke qëndruar shumë afër binarëve.

Si pasojë ajo vdiq në çast.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore, por mjekët konfirmuan vdekjen e Bermejo. Trupi i saj u hoq nga shinat për t’iu nënshtruar autopsisë përpara se t’i dorëzohej familjes së saj për varrim.

Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në fotosesion.

Prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz tha: “Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje. Forca me sa duket arriti t’i tërheqë rrobat e saj dhe kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjen. Hetimi për vdekjen e modeles venezueliane është në vazhdim.

LAJMET E FUNDIT
Related news