Të shtunë gjyshja e Bes Kallakut Ija, ishte mysafire në “Ferma VIP”.
Ajo pa nga afër ambientet dhe u takua me fermerët, njofton nzoom.biz.
Duke vëzhguar fermerët në stalla, Ija dha një këshillë për Xhensilën, duke u shprehur se: “kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”.
Ao që ra në sy ishte deklarata për Besin, pasi tha se aktori i humorit e ka gjetur gruan e tij.
Pjesë nga biseda:
Besi: “Kush punon sot o Ije aman”.
Xhensila: “Pse prish punë ti o Bes”?
Renisi: “Lëre more gocën të gjejë dashurinë”.
Xhensila: “Po më lër ore”.
Ija: “Do të shkojë në fshat kjo”.
Renisi: “Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë”.
Ija: “Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)”.
Renisi: “Edhe një copë tokë e ka ai”.
Xhensila: “Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla se unë dua një me shumë lopë.
Kujtojmë se në media u raportua se Besi kishte nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi. Kjo pasi dyshja u shfaqën në një foto së bashku, gjë që solli dyshime se mes tyre mund të kishte më tepër sesa miqësi”.
Megjithatë në një prononcim për mediat, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam tjera prioritete në jetë. Faleminderit”. /nzoom.biz/