spot_img
5.7 C
Pristina
22/10/2024

Hej ti që sapo investove, kujdes nga kriptomonedhat sepse janë në rënie drastike

Paqartësia rreth zgjedhjeve në SHBA, luhatjet e interesave dhe mungesa e stabilitetit gjeopolitik në Lindjen e Mesme së bashku kanë krijuar një luhatje të madhe të tregut dhe shqetësim mes investitorëve.

Një kombinim faktorësh po ushqejnë një rënie dramatike të tregut të kriptoaseteve në 48 orët e fundit,  Bitcoin preku nivelin më të ulët të gjashtë muajve të fundit ndërsa këmbehet me 51,451 dollarë sipas CoinMarketCap.

Asete humbi 10 % të vlerës gjatë fundjavës ndërsa likudimi total në 24 orët e fundit shkoi në 620 milionë dollarë, për të tjerë është mundësi e madhe për të blerë derisa tregut përgatitet një për ngritje.

Rruga e ish-presidentit Amerikan Donald Trump drejt shtëpisë së bardhë shihet si skenari më pozitiv për kriptoasetet por largimi i Joe Biden dhe zëvendësimi nga Kamala Harris e cila po fiton terren në sondazhe ka shtuar skepticizmin.

Bitcoin preku nivelin e 51,560 dollarëve në orët e para të mëngjesit të ditës së Hënë duke rënë me 13 % dhe është rënia më e madhe brenda një dite që prej Nëntorit 2022.

Ethereum ra me 17 % në 2,227 dollarë, Bitcoin testoi nivelin 54,000 dollarë të mbështetjes, duhej të qëndronte për të shmangur kapitullim tjetër drejt 48,000 dollarëve.

Nuk janë kriptoasetet që patën rënie, aksionet në disa bursa në mbarë botën ranë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news