spot_img
1.7 C
Pristina
22/11/2024

Po ikni në plazh? Këto ‘trika’ ju mbrojnë nga dielli

Të gjithë dalin në park apo shkojnë në plazh.

Sport, not, banja dielli.

Në një moment temperaturat e larta dhe rrezet e diellit bëhen shumë, dhe trupi ka nevojë të pushojë.

Kush qëndron një kohë të gjatë në diell, rrezikon të digjet. Dhe kush qëndron për një kohë të gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet.

Çka është insolacioni? 

Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës shkakton insolacion ose heliosis.

Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe e shkaktojnë meningjit aseptik, infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë bakterie.

Kjo goditje nga dielli është goditje e izoluar në kokë nga i nxehti, dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion.

Shenjat dhe simptomat: dhimbjet e kokës janë shenjat e para të insolacionit.

Personit që goditet nga dielli i djeg koka, skuqet në fytyrë, ka dhimbje qafe, që shoqërohen me lodhje, trazira dhe të vjella. Shpesh ka marrje mendsh.

Ajo që bie në sy është se temperatura e trupit të një pacienti që ka insolacion nga dielli nuk është e lartë, por e ulët.

Çka duhet të bëjmë në rastet e insolacionit? 

Ata që janë goditur nga insolacioni duhet të futen në ambient të freskët e të vendosen shtrirë në kurriz, që ta marrin veten më shpejt. Kur vendosen shtrirë, koka dhe pjesa e sipërme e trupit duhet të ndodhen më lartë se pjesa poshtme.

Peshqirë të lagur me ujë të ftohtë ndihmojnë për të freksuar pjesë të trupit, p.sh qafën, për shkak të temperaturave të larta trupi merr më shumë nxehtësi se sa është në gjendje të nxjerrë.

Përveç kësaj pacientët duhet të pinë lëngje nëse janë me vetëdije të plotë, që të sjellin në nivel normal furnizimin e trupit me ujë. Nga djersitja e madhe shkaktohen humbje të mëdha të lëngjeve të trupit, humbje që gjatë ditëve të nxehta arrijnë në dy litra në ditë.

Nëse simptomat fillojnë të largohen, personi duhet të qëndrojë në shtrat që të qetësohet.

E rëndësishme: Në raste të rënda personi mund të ketë të vjella, mungesë qartësie në kokë e madje humbje të vetëdijes. Në këto raste duhet thirrur mjeku për të parë nëse ka ndodhur një goditje nga i nxehti në gjithë trupin apo hipertermi.

Çfarë është hipertermia?

Konceptet e insolacionit dhe hipertermisë shkaktuar nga i nxehti ngatërrohen me njëra-tjetrën. Por hipertermia është më e rrezikshme se insolacioni. Hipertermia shkaktohet për shembull nga stërlodhja fizike në një ambient të nxehtë.

Për shkak të temperaturave të larta trupi merr më shumë nxehtësi se sa është në gjendje që të nxjerrë. Temperatura e trupit ngrihet brenda 10-15 minutave dhe të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Kjo nxehje akute shkakton reaksione infektimi në gjithë trupin.

Sistemi i rregullimit të temperaturës së del jashtë loje, dështon prodhimi i djersës. Dhe shkaktohet bllokim i të nxehtit. Tek fëmijët goditja nga dielli dhe i nxehti shkaktohet për shkak të kombinimit të temperaturave të larta dhe mungesës së madhe të lëngjeve.

Goditja në trup nga i nxehti është e rrezikshme për jetën. Tek simptomat bëjnë pjesë çrregullimet e ndërgjegjes, dhimbjet e kokës, marrjet e mendve dhe përgjumja, shfaqen edhe paraliza të pjesshme, të vjella, diare, dhe ulje e tensionit të gjakut.

Goditja në trup nga i nxehti zhvillohet brenda një deri gjashtë orëve dhe nëse nuk merren masa për ta neutralizuar, mund të çojë në vdekje pa mbushur 24 orë.

Tek të moshuarit dhe fëmijët goditja në trup nga i nxehti shkaktohet për shkak të kombinimit të temperaturave të larta dhe mungesës së madhe të lëngjeve.

Çfarë duhet bërë në raste hipertermie? 

Duhet njoftuar shërbimi i urgjencës ose zjarrfikset. Trupi duhet freskuar sa më shumë të jetë e mundur. Të prekurit duhen dërguar menjëherë në një vend të freskët dhe duhet të furnizohen me lëngje. Po ashtu duhet ta zhvishni personin nga veshjet jo të domosdoshme.

Kur dikush humb vetëdijejen por e ka frymëmarrjen normale personi duhet vendosur në vend stabil ku mund të hyjnë forcat e shpëtimit. Frymëmarrja duhet kontrolluar rregullisht.

Nëse personi nuk merr frymë normalisht, atëherë duhet filluar me masat e reanimacionit.

Më e mira është që insolacioni dhe hipertermia të shmangen

Në temperatura të larta sistemi i rregullimit të nxehtësisë në trupin tonë arrin limitet e tij. Tek të moshuarit ndodh shpesh që ata pinë pak lëngje. Si pasojë trupi nuk është në gjendje të prodhojë djersë sa duhet, gjë që bën që trupi ta ketë të vështirë që të vetëfreskohet.

Rruga më e mirë për të penguar goditjen në tru ose në trup nga i nxehti është e thjeshtë: mos rrini gjatë në diell, mos rrini në mjedise me nxehtësi të madhe dhe pini shumë lëngje.

Në shumë raste këshillohet që të thirret mjeku, për të qenë të sigurt. Shoqata gjermane e ushqimit këshillon që kur temperaturat e motit janë të larta, në aktivitete sportive të pini deri 1 litër ujë në orë, më shumë se 1,5 litra në ditë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news