spot_img
12.4 C
Pristina
21/09/2024

Pse duhet të vendosni letër alumini pas pajisjes së internetit?

Imagjinoni një mbrëmje të rehatshme në prag fundjave në shtëpi, ku keni vendosur që të shihni një film që ju pëlqen shumë.

Keni para syve një tavolinë të mbushur plot me ushqime të shijshme dhe pije, ndërkohë që bëheni gati për t’u rehatuar në divan, shkruan nzoom.biz.

Ka vetëm një problem: valët e Wi-Fi duket të ngadalta.

Të telefononi shërbimin e klientit është njëra anë e medaljes, për ndonjëherë zgjidhja mund të gjendet në sirtarët e kuzhinës: letra e aluminit që përdorni për gatime të ndryshme.

Po, e lexuat mirë! Duket se për ata persona që e kanë zbuluar këtë truk, nëse vendosni pak letër alumini pas pajisjes së interneti, sinjali i wirless-it do të shtohet.

Por, si ndodh kjo gjë?

Mënyra si funksionon ky truk është i thjeshtë. Duhet të bëni një topth me letër alumini e ta vendosni pas pajisjes së internetit, që çon valët e wirless-it tek telefonat, kompjuteri dhe pajisjet e tjera elektronike.

Duke e vendosur letrën e aluminit, kjo bën të mundur kanalizimin dhe bërjen më efektive të sinjaleve të Wi-Fi, por kryesorja: ana me shkëlqim e fletës së aluminit pasqyron rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në vendin e caktuar. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news