Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!
Vip Magazine ka mësuar se çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor.
Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.
Në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë që janë pjesë e Top Media.