spot_img
6.7 C
Pristina
22/11/2024

Këto ushqime mos gaboni t’i kombinoni

Disa kombinime ushqimore, edhe pse të zakonshme, mund të kenë efekte negative në tretje dhe në shëndetin tonë.

Disa ushqime janë më të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku, duke çuar në simptoma të pakëndshme si fryrje, gazra, lodhje dhe parehati të përgjithshme.

Edhe pse shumë nga këto kombinohen, është mirë të shmangni 5 kombinimet e mëposhtme, që të mbështesni më mirë funksionimin e sistemit tretës:

Dy burime të larta proteinash

Kombinimi i vezëve dhe proshutës mund të jetë i shijshëm, por të dyja janë të pasura me proteina, gjë që i bën të vështira për t’u tretur kur hahen. Trupi e ka të vështirë t’i trajtojë ato në të njëjtën kohë, ndaj preferoni t’i konsumoni proteinat në vakte të ndryshme.

Drithëra me qumësht dhe lëng portokalli

Shumica e njerëzve shijojnë një mëngjes me drithëra dhe lëngje, acidet në portokall mund të ndërhyjnë në tretjen e karbohidrateve në drithëra. Lëngu mund të shkaktojë që qumështi të thahet, duke e bërë të vështirë tretjen. Është mirë të pini lëng 1 orë para ose pas mëngjesit.

Banane dhe qumësht

Ky kombinim konsiderohet “i rëndë” e ngadalëson tretjen, duke rezultuar në prodhimin e toksinave në trup. Nëse ju pëlqen smoothie me qumësht e banane, preferoni të përdorni banane të pjekura dhe shtoni erëza si kardamom ose arrëmyshk për tretje më të mirë.

Frutat pas vaktit

Edhe pse fruti është ëmbëlsirë e shpeshtë, nuk është zgjidhja më e mirë pas ngrënies. Frutat përmbajnë sheqerna që treten shpejt, ushqimeve tjera u duhet shumë kohë për t’u tretur. Kjo mund të shkaktojë fermentim dhe parehati në stomak.

Djathë dhe pije të ftohta

Shumë pëlqejnë pica ose makarona, djathë dhe një sodë të ftohtë, por ky kombinim e rëndon sistemin tretës. Pijet e ftohta e bëjnë të vështirë prishjen e djathit, duke shkaktuar fryrje dhe dispepsi. Është mirë të shmangni pijet e ftohta kur konsumoni vakte me djathë.

Karbohidratet me proteina

Një kombinim është mishi me patate ose oriz, por karbohidratet e proteinat kërkojnë kushte të ndryshme të tretjes. Karbohidratet treten më shpejt, proteinat zgjasin shumë. Kur konsumohen, rëndojnë stomakun e shkaktojnë fryrje dhe gazra. Është mirë që këto kategori ushqimesh të hani në vakte të ndryshme ose me diferencë të mjaftueshme kohore.

Domate me kastravec

Kombinimi i domates dhe kastravecit është i zakonshëm në shumë sallata, por është treguar se këto perime nuk funksionojnë mirë së bashku gjatë tretjes. Kastraveci është alkalik e domatja është acid, ndikon në përthithjen e lëndëve ushqyese dhe ngadalëson tretjen. Është mirë që t’i konsumoni veçmas ose me kombinime të tjera perimesh. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news