Të gjithë e presin me padurim lejen për të drejtuar makinën pasi e lidhim ndjenjën me lirinë për të lëvizur kudo që dëshirojmë.
Por, për ta marrë, së pari duhet të kalojmë testet e nevojshme që vlerësojnë se jemi të aftë që të mos rrezikojmë jetën tonë ose jetën e këmbësorëve, shkruan nzoom.biz.
Si çdo test tjetër, edhe ai i patentës krijon stres, i cili nuk është i dobishëm për shëndetin ose për arritjen e përqendrimit të nevojshëm për të kaluar provimin.
Ja disa këshilla si të shmangni stresin gjatë provimit.
Bëni një pushim para testit
Një nga mënyrat më të mira për tu qetësuar është të bëni pushim. Nëse flini mjaftueshëm para provimit, përqendrimi do të jetë në 100%, duke ju lejuar të kushtoni vëmendje çdo detaji. Mos harroni se drejtimi kërkon të jeni vigjilentë e të qetë në çdo moment.
Organizoni kohën tuaj
Nëse ka një gjë që mund t’ju vjedhë paqen është ndjenja se po garoni me kohën. Për ta shmangur stresin e panevojshëm, organizoni kohën të dilni nga shtëpia herët, duke marrë parasysh mundësinë e trafikut. Nëse është e mundur, të jeni 15 minuta para.
Merrni frymë thellë: Është koha për provim
Qëndroni të qetë. Nëse keni studiuar rregullat e trafikut dhe keni përfunduar trajnimin praktik, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, provimi është formalitet; njohuritë dhe aftësitë janë tuajat, prandaj merrni frymë dhe përqendrohuni!
Kujdesuni për udhëzimet që ju jepen
Kur të jeni para testit, mos u stresoni! Kur të jeni gati të filloni provimin praktik, vendosni rripin e sigurimit, rregulloni vendin, kontrolloni pasqyrat, kërkoni nga pasagjeri të vendosë rripin. Duhet të ndiqni udhëzimet që insktruktori do t’ju japë.
Ka 1000 mënyra për të kontrolluar nervozizmin, secili person është ndryshe dhe përballet në mënyrën e tij, por një gjë që nuk do të dështojë kurrë për askënd është qëndrim pozitiv ndaj situatave dhe besimi në vetvete. /nzoom.biz/