Nëse edhe keni pasiguri apo frikë për të lënë rrobat në sirtarë apo dollap të hotelit ku po qëndroni për një apo disa ditë, në fakt nuk jeni vetëm.
Mjeku Jason Singh thotë që duhet të rimendoheni, nëse doni të keni rroba të pastra.
Veprimi i parë që bëjnë klientët sa herë futen në hotel, është nxjerrja e rrobave nga valixhja dhe vendosjanë dollap. Por, kujdes!
“NË DOLLAPËT APO KOMODINAT E HOTELEVE, SIDOMOS ATO PREJ MATERIALI DRURI DHE ME TË ÇARA APO NYJE NË FORMËN E TYRE KA RREZIK PËR INFEKTIMIN NGA INSEKTET. PRA, NUK KA INSEKTE VETËM NË KREVATËT E HOTELEVE, POR EDHE NË DOLLAPË, PAVARËSISHT FAKTIT QË ATO PASTROHEN SHPESH,” THOTË MJEKU.
Nëse doni më shumë pastërti në udhëtimine radhës, si fillim të siguroheni duke kontrolluar çdo cep të sirtarëve, çdo hapësirë apo të çarë ku mund të fshihen insektet.
Me pak fjalë, “inspektoni” çdo shtresë, palosje, pjesët e pasme të karrigeve, jastëkëve etj.
Përtej krevatit, mjeku Singh shton se insektet gjenden në vende tjera, si muret, tavani, kornizat e fotografive, prizat elektrike etj. Ato kalojnë përgjatë mureve dhe tavaneve për të lëvizur midis dhomave ose të gjejnë vende reja fshehjeje.
Për të zbutur rrezikun e insekteve, Singh sugjeron mbajtjen e veshjeve në hapësirat ku mund të varen dhe jo në sirtarë.
Një ide tjetër është vendosja e valixheve pas akomodimit në dhomë, në vaskën e hotelit.
Ky vend cilësohet si më i sigurt për të shmangur infektimet nga insektet, ju merrni kohë dhe hapësirë për të kontrolluar në dhomë për t’u siguruar që është një ambient pa insekte. /nzoom.biz/