Sot jemi zgjuar me një lajm tragjik.
Ka humbur jetën i riu Auron Myftari, njofton nzoom.biz.
Ai u therr me thikë nga vëllai i tij një natë më parë.
Auroni është vëllai i regjisorit të njohur, Agon Myftari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në Facebook.
Postimi:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!, ka shkruar ai.
Me respekt,
Familja. /nzoom.biz/