spot_img
0.7 C
Pristina
28/01/2025

Gjatë kalërimit mos e përdorni celularin në këtë shtet, do të përfundoni në burg

Japonia ka prezantuar një ligj të ri sipas të cilit çiklistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

Ata që shkelin ligjin e ri gjobiten pak më shumë se 600 euro, por nëse marrin gjobën maksimale do të qëndrojnë pas hekurave për gjysmë viti, njofton nzoom.biz.

Numri i aksidenteve që përfshijnë çiklistët filloi të rritet më 2021, pasi më shumë njerëz përdorin biçikleta në vend të transportit publik.

Arsyeja është pandemia dhe autoritetet po përpiqen të rregullojnë ligjet për të zgjidhur problemin, përveç përdorimit të celularëve, ligji sanksionon dhe çiklistët nën ndikimin e alkoolit, dënimi ndryshon nga një gjobë prej 3000 euro deri në tre vjet burg, shkruan bbc.

Vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të ligjit, janë shënuar pesë shkelje, mes të cilëve dy çiklistë në gjendje të dehur. Njëri prej tyre është përplasur me tjetër çiklist, nuk ka të lënduar.

Në Japoni, vitin e kaluar janë regjistruar 72 mijë aksidente me biçikleta, që është rreth 20 për qind e të gjitha aksidenteve të trafikut në këtë vend, e në gjashtëmujorin e parë ka humbur jetën një person, 17 persona kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidentet me biçikleta që kanë ndodhur për shkak të përdorimit të celularit.

Ky është numri më i lartë që nga 2007 që policia filloi të mbajë të dhëna, mes 2018-2022, ka pasur 454 aksidente për shkak të çiklistëve që përdorin telefona, një rritje prej 50 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme pesëvjeçare.

Helmetat e biçikletave janë të detyrueshme që nga viti i kaluar dhe në maj parlamenti japonez miratoi një ligj që lejon policinë të gjobisë çiklistët për shkelje të trafikut. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news