T’i thuash partnerit se seksi me të nuk është i mirë mund të jetë bisedë e sikletshme dhe e vështirë, por është e rëndësishme të komunikosh me sinqeritet për të përmirësuar përvojat seksuale.
Në artikullin e mëposhtëm janë disa hapa që mund të ndërmerrni:
Zgjidhni kohën dhe vendin e duhur: Zgjidhni një moment kur ju dhe partner jeni të relaksuar e keni privatësi. Shmangeni këtë diskutim gjatë një debati ose në publik.
Tregohuni të qartë dhe specifikë: Tregohuni të qartë për atë që doni të adresoni. Jini të sinqertë, por kini kujdes me fjalët e përpiquni të shmangni një ton bisede që e bën atë fajtor. Mund të thoni “Më duket sikur nuk po e kënaqim plotësisht njëri-tjetrin seksualisht, mendoj se mund të përmirësojmë përvojat tona”.
Jini të hapur për të dëgjuar: Jini të përgatitur për të dëgjuar ndjenjat e shqetësimet e partnerit për situatën. Biseda duhet të jetë një dialog ku shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Ofroni zgjidhje: Sugjeroni zgjidhje të mundshme që mendoni se përmirësojnë përvojat seksuale së bashku. Mund të provoni të eksperimentoni me pozicione të reja.
Fokusohuni edhe në aspektet pozitive: Edhe nëse seksi nuk ka qenë i mrekullueshëm, përqendroheni te aspektet pozitive të marrëdhënies suaj. Kujtoni partnerit se kujdeseni për të, doni të punoni së bashku për të përmirësuar lidhjen seksuale.
Mos harroni se komunikimi i hapur për seksin çon në marrëdhënie të fortë e të këndshme. /nzoom.biz/