Të gjithë mund të bëhen pjesë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift.
Edhe lidhja me një mashkull më të moshuar ka të mirat dhe të këqijat e saj, shkruan nzoom.biz.
Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport. Por, edhe pse kjo nuk është pikë e rëndësishme që lidhja të funksionojë, studimet japin konkluzione dhe statistika ose më saktë, disa pro dhe disa kundër.
Pro: eksperienca
Eksperienca është një “kurë” prej 360 gradësh, sepse pasqyron aftësi erotike (mosha nuk ka rëndësi, të paktën deri ’70 vjeç). Kush më mirë sesa një mashkull i matur, di të menaxhojë problemet që lindin gjatë marrëdhënieve!
Pro: pamja
Dihet se meshkujt në moshë, fitojnë prej pamjes së tyre tërheqëse. Kjo në fakt është më shumë çështje vetëbesimi sesa aspekti fizik! Femrat duhet të marrin shembull nga ky fakt!
Pro: qëndrueshmëria
Jo vetëm qëndrueshmëri ekonomike, po edhe emocionale. Mashkulli i pjekur di t’i menaxhojë mirë ulje-ngritjet e humorit dhe grindjet në çift.
Kundër: forca e karakterit
Mund të jetë një avantazh, por edhe thikë me dy presa. Forca e karakterit, jo gjithmonë është e thjeshtë për t’u “mbajtur”, veçanërisht kur mungon besimi në vetvete.
Kundër: superioriteti ekonomik
Ndenja me një mashkull të pasur, shpesh është një sprovë e rrezikshme. Mund të shfaqni dëshirën për t’u mbështetur tek ai ekonomikisht, duke hequr dorë nga pavarësia juaj.
Kundër: ftohtësia
Eksperienca është pozitive, por na bën të kalitur e të ftohtë përballë jetës. Dashuria kërkon dozë të mirë demonstrimi dhe naiviteti; sigurisht nuk jetohet me zhgënjime dhe cinizëm.
Përballja me diferencën në moshë
Mos harroni të jeni i vetëdijshëm për moshën në marrëdhënie të tillë. Partnerët e vjetër frikësohen se një mundësi e re mund të përfundojë marrëdhënien. Menaxhoni interesat me maturi. Meqenëse ato nuk kanë gjasa të jenë të ngjashme, rezervoni fundjavat si alternativë për të ndjekur interesat e ndryshme së bashku. /nzoom.biz/