Tremujori i parë i shtatzënisë, karakterizohet me ndryshimet fillestare, nëpër të cilën kalon trupi i nënës.
Për të mirëmbajtur gjendjen dhe vëzhguar procesin, zakonisht preferohet të përcillen disa parametrat të gjakut përmes testeve, shkruan Medical News Today.
Këtu janë disa teste që mund t’i nënshtroheni gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë:
Gjatë një prej ekzaminimeve fillestare, mjeku do të identifikojnë llojin e gjakut dhe faktorin Rh, rrezikun për anemi, kontrollin e imunitetit ndaj rubeolës (fruthi gjerman) dhe testin për hepatitin B, sifilizin, HIV dhe sëmundje tjera seksualisht të transmetueshme.
Ofruesi i kujdesit shëndetësor mund të dëshirojë të kontrollojë nivelin tuaj të hCG, një hormon i sekretuar nga placenta ose progesteroni, hormon që ndihmon në mirëmbajtjen e shtatzënisë.
– Testet e urinës
Do të testoheni herët për mostër të urinës që mjeku kërkon shenja të infeksionit në veshka dhe nëse duhet për të konfirmuar shtatzëninë duke matur nivelin e hCG. Mostrat mblidhen rregullisht për të zbuluar glukozën dhe proteina, që tregojnë praninë e preeklampsisë, sëmundje e shkaktuar nga shtatzënia që shoqërohet nga presioni i lartë i gjakut.
– Në pjesën e mëvonshme të tremujorit të parë do t’ju ofrohet testimi gjenetik.
Duhet të vendosni nëse donii ndonjë test gjenetik. Disa njerëz mendojnë se këto teste shkaktojnë stres të padrejtë dhe preferojnë të sigurohen që fëmija të jetë ‘gjenetikisht’ i shëndetshëm pas lindjes. Ekzistojnë mundësi të ndryshme të testimit gjenetik që përfshijnë teste të gjakut vetëm ose me një ultratinguj që nuk përfshijnë asnjë rrezik për fetusin. /nzoom.biz/