spot_img
0.5 C
Pristina
21/11/2024

Po investoni në kripto? Mos i bëni këto gabime

Janë miliona njerëz që kanë investuar në një apo disa lloje kriptomonedhash. Bitcoin, Ethereum, Cardano, Ether, është një listë e gjatë me kriptomonedha që mund të zgjidhni për të investuar.

Por, është e vështirë të kuptoni cila është e duhura për ju, njerëzity bëjnë aq shumë gabime nganjëherë fatale kur investojnë në kriptomonedha.

Në cilat vende njerëzit po investojnë më shumë në kriptomonedha?

Le të diskutojmë për disa prej gabimeve më të mëdha kur investoni.

 Të investosh në një kriptomonedhë vetëm pse vlera u rrit papritmas

Një prej gabimeve më të zakonshme në mesin e fillestarëve është të investojnë në një kriptomonedhë çmimi i së cilës është rritur ditët e fundit. Kërcimi i tillë i vlerës së një kriptomonedhe nuk zgjat. Vlera është e luhatshme, është kjo natyra e një industrie të tërë.

P.sh Dogecoin. Në Tetor të 2021 vlera u rrit në mënyrë të shpejtë nga 0.234 dollarë në 0.308 dollarë. Shumë e panë si sinjal i mirë për Dogecoin, por euforia që shkaktoi nuk zgjati. Vetëm pak ditë më parë vlera e kriptomonedhës u kthye aty ku kishte qenë. Vlera e Dogecoin ka parë luhatje të tilla për shkak të emrave të mëdhenj që e promovonin siç është Elon Musk. Por luhatje të tillë vinë dhe largohen në 1 apo 2 javë. Është e rëndësishme të mendoni dy herë përpara se të investoni në luhatje të tilla.

Investimi përpara hulumtimit

Kur një industri po kalon nëpër një boom, është e zakonshme që grupe kriminale në internet të përpiqen të përfitojnë nga investitorë, dhe industria e kriptomonedhave nuk përbën përjashtim. Një mashtrim i përhapur është krijimi i kriptomonedhave njohur edhe si “sh*t coin.” E gjitha fillon me lançimin e një kriptomonedhe, promovimin e saj me ndihmën e njerëzve të famshëm apo influencerëve të medias sociale, dhe më pas braktisjen e saj sapo mjaftueshëm para të jenë investuar në të.

P.sh Squid Coin, lansuar pak pas debutimit të shfaqjes më popullore në historinë e Netflix, Squid Game. Kjo tërhoqi 3.4 milionë dollarë investime para se zhvilluesit ta mbyllnin dhe të merrnin me vete çdo qindarkë të investuar në të, është e zakonshme të shohim investitorë pa eksperiencë që bien pre e mashtrimeve e janë miliona individë që janë bërë viktimë.

Investimi në vetëm një kriptomonedhë

Nuk ka asgjë të gabuar me investimin në kriptomonedhë. Të gjithë duhet të fillojnë diku. Njerëzit bëjnë gabimin duke investuar vetëm në një kriptomonedhë. Pavarësisht sesa premtuese duket, vendosja e të gjitha vezëve në një shportë, ka rrezik të lartë, sidomos në botën e kriptomonedhave ku paqëndrueshmëria e vlerës është karakteristikë.

Ndjekja euforisë së madhe rreth një kriptomonedhe

Keni vënë re hera herës që kriptomonedha specifike marrin shumë vëmendje? Mbase një njeri i famshëm i promovon, ose janë të lidhura me emra të mëdhenj siç ishte rasti i Squid Coin. Nganjëherë ka një shpërthim të madh interesi dhe publiciteti për një kriptomonedhë, por kjo nuk do të thotë se është mundësi e mirë investimi. Njerëzit kanë humbur se kanë investuar në  kriptomonedhë të fryrë publikisht dhe se gjërat dukej se po shkonin mirë.

Të blesh një kriptomonedhë vetëm pse ka çmim të ulët

Është gabim shqetësues jo të gjithë përballojnë investimin në kriptomonedha me vlerë të lartë. Edhe pse është e arsyeshme vendimi i tillë, është më mirë të investoni duke blerë fraksion të monedhës e cila ka të ardhme të qartë. Njerëzit bëjnë gabimin të blerë kriptomonedha me vlerë të ulët, me shpresën se rritet, por rreziku i investimi në një kriptomonedhë të panjohur është i lartë. Tregohuni të kujdesshëm në kriptomonedha.

Bota e kriptomonedha është e paparashikueshme

Nuk ekziston një mënyrë për të kuptuar çfarë drejtimi një kriptomonedhë do të marrë, prandaj është e rëndësishme të hulumtoni dhe mbështeteni në burime të besueshme informacioni para se të investon. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news