spot_img
0.5 C
Pristina
21/11/2024

Çka të bëj që t’i pëlqej vjehrrës?

Sot do të ju sjellim disa këshilla të vlefshme për gjëra esenciale të jetës.

Bëhet fjalë për raportin nuse-vjehërr e në vazhdim ndiqni gjërat që nuk duhet të bëni:

Mundohuni të mos e shfaqni dashurinë tuaj hapur. Mund t’i bëjë prindërit e të dashurit tuaj të ndihen në siklet. Thjesht mos bëni asgjë që nuk do të bënit para prindërve tuaj.

2.Qëndroni larg temave që lënë hapësirë për debat dhe që janë tepër personale, si politika, feja ose shëndeti. Zgjidhni tema pozitive dhe tërheqëse për të biseduar.

Gjërat që duhet të bëni:

Një temë komode dhe interesante për bisedë është fëmijëria e të dashurit tuaj. Kush mund t’ju tregojë më shumë për të sesa prindërit e tij? Kërkoni t’ju tregojnë disa histori ‘funny’ nga fëmijëria e tij dhe jemi të sigurt se ata do të jenë të lumtur t’jua tregojnë ato.

Sjellja e një dhurate është e mirë, mund t’i kërkoni të dashurit t’ju japë ide për dhuratë të këndshme për prindërit e tij. Gjeste të tilla të vogla mund të lënë një përshtypje të mirë.

Është mirë të visheni me rroba modeste, por, një ide e mirë të zgjidhni veshje që tregojë personalitetin tuaj. Veshje të rehatshme që ju ​​ndihmojë të veproni natyrshëm e të ndiheni komod. Kërkoni të dashurit t’ju tregojë më shumë për prindërit e tij. Kjo ju ndihmon të keni ndjsinë se i njihni pak dhe ndoshta nuk do të ndiheni më pak nervozë. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news