Stilimi dhe modelimi i flokëve është proces personal por të gjithë njerëzit duhet t’i presin flokët. Prerja e tyre mund të jetë e rregullt, madje disa herë në vit që të hiqni flokët e këqinj e të mund t’i jepni jetë atyre të rinjve.
Nëse do të pyesnim një ekspert do të thoshte se të paktën një herë në 2 muaj duhet të bëni një vizitë tek parukieri juaj, shkruan nzoom.biz.
Pra, sa herë në vit duhet t’i prisni flokët realisht?
Rregulli i përgjithshëm
Dy faktorë kyç që duhet të merrni parasysh në këtë proces janë: Nëse po arrini rezultatin e dëshiruar dhe a janë flokët tuaj të dëmtuar. Pasi t’i jepni përgjigje të dy këtyre pyetjeve, fokusohuni në modelin e flokëve që keni.
Flokët e shkurtër
Duhet prerë çdo 3 apo 7 javë në varësi të rritjes. Sipas parukjerëve prerja e flokëve me modele specifike kërkon mirembrajtje ndaj duhet t’i shkurtoni ato çdo 3 javë. Edhe nëse nuk jeni të dhënë pas tyre, doni të mbani gjatësinë e fillimit kjo kohë zgjat deri 4-5 javë.
Flokët e gjatë
Për flokët e gjatë e sidomos ato poshtë shpatullave, prerja mund të shtyhet çdo tre muaj, kjo sigurisht në varësi të flokëve që keni dhe intensitetin e rritjes së tyre.
Duhet të kenë në mendje që janë të vjetër, për këtë arsye është më e thjeshtë të dëmtohen apo këputen. Për këtë arsye flokët e gjatë janë më të dëmtuar në maja.
Flokët kaçurrela
Janë ndër të vështirët për tu menaxhuar, prisni çdo 12 javë nëse keni flokë me onde. Flokët me kaçurrela të denduar mund të kenë kohë të vonë për tu prerë nëse si shikoni të dëmtuar.
Flokët e dëmtuar
Nëse keni flokë të dëmtuar, që bien e kanë tendencë të këputen kini kujdes t’i prini flokët çdo tetë javë. Prisni vetëm majat që të largoni flokët e djegur e t’i jepni jetë atyre tërinjve. /nzoom.biz/