spot_img
-0.1 C
Pristina
21/11/2024

Vëmendje vajza, këto gjëra çdo mashkull i do në shtrat!

Ekzistojnë akoma meshkuj që duan që marrëdhënia intime të kthehet në spektakël, por ka një lajm të mirë për ju që ju pëlqen seksi normal: Ata janë vetëm një pjesë e vogël.

Kur pjesa tjetër nuk kanë ndonjë ‘shkencë’ në ato që kërkojnë në shtrat, shkruan nzoom.biz.

Ashtu siç mund ta kishit menduar, të gjithë duan diçka të ëmbël, aq pikante, me surpriza të herëpashershme.

Që të jetë femra ajo që guxon

Meshkujve u pëlqen të jenë ata që e bëjnë hapin e parë, por është më eksituese për ata kur është femra ajo që guxon e para, se i bën të kuptojnë se vërtet ka dëshirë. Nëse nuk e tregoni, meshkujt mbeten të pasigurt nëse ju pëlqen apo jo të keni marrëdhënie me ta.

Të brendshme seksi

Meshkujt e dinë që i vishni të brendshmet seksi për t’i eksituar, dhe në ka diçka që ata e vlerësojnë tek ju, është pikërisht kjo. Edhe pse nuk i vënë re se ato përfundojnë në tokë, nuk ka imazh më të bukur sesa e dashura e tyre me një palë të brendshme superseksi.

Lojërat eksituese

Mos i besoni filmat, ku meshkujt duket sikur janë të eksituar, gati për të kryer marrëdhënie. Shumicës u pëlqen një lojë paraprake e ngadaltë, e cila shpejtohet gradualisht: seksi i mirë për ta duhet t’i përmbajë të dyja: ëmbëlsi dhe egërsi!

Spontanitetin

Është e pamundur që çifti të mos bjerë në një lloj monotonie pas disa kohësh që konsumojnë bashkë marrëdhënie seksuale. Ndaj, është mirë që herë pas here të guxoni. Seks kur sapo jeni bërë gati të dilni, seks pa penetrim; gjërat që i bëni rrallë janë gjithmonë ato që ju rikthejnë dëshirën.

Fjalët eksituese

Është inkurajuese për mashkullin kur femra e drejton përmes fjalëve tek ajo çfarë do.

Të dëgjojë emrin e tij

Asgjë nuk i përfshin më shumë në situatën e nxehtë sesa tingulli i emrit të tyre. Thojani!

T’i jepni siguri

Nëse marrëdhënia nuk është bërë ende serioze e doni të bëhet, është e rëndësishme ta bëni të kuptojë se i merrni të gjitha masat për të pasur marrëdhënie të sigurta. Janë ata që mbajnë prezervativët me vete, por edhe nëse ato u mbarohen, blijani ju sa për ta bërë të kuptojë se e vlerësoni sigurinë dhe shëndetin e të dyve po aq sa ai.

Të jeni e hapur për eksperimente

Çdo mashkull do që herë pas here të eksperimentojë, dhe shpresojnë të keni po aq dëshirë sa ai për të provuar pozicione apo gjëra të reja. Ai do t’ua shpërblejë!

Sensin e humorit

Jo gjithmonë seksi shkon ashtu siç pritej dhe më e mira është që ta kaloni çdo gjë me humor, e jo të krijoni situata të sikletshme.

Duan t’ju bëjnë të arrini në orgazëm

Jo gjithçka rrotullohet rreth tyre, është e rëndësishëm për mashkullin ta kënaqë femrën e tij, është e rëndësishme të flisni hapur me të lidhur me atë që ju pëlqen e nuk ju pëlqen. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news