Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është e zakonshme. Një studim për këtë çështje zbuloi se rënia e flokëve pas lindjes ndodh te 68.4% e grave dhe më shumë.
“Për shumë gra, flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre,” thotë Aaron Chen, dermatolog. “Humbja e tyre mund të ketë ndikim në pjesën e vetëvlerësimit, por mund të jetë e vështirë për nënat e reja që po përjetojnë ndryshime dramatike hormonale, ndërkohë që janë të privuara nga gjumi dhe plot situata të tjera pas lindjes.”
Çfarë e shkakton rënien e flokëve pas lindjes?
Sipas mjekut Chen, të kuptuarit e rënies së flokëve pas lindjes fillon me njohjen rreth ciklit jetësor të flokëve. Rritja normale dhe e shëndetshme e flokëve ndodh në katër faza: Rritja, tranzicioni, pushimi dhe rënia. Shtatzënia mund të prishë përkohësisht këtë cikël për shkak të rritjes së estrogjenit dhe progesteronit, dy hormone që i mbajnë flokët më gjatë në fazën e gjendjes së pushimit.
Si duket rënia e flokëve pas lindjes?
Ashtu si me shtatzëninë, ky fenomen ndryshon nga personi në person. Është e zakonshme që një grua që ka sjellë në jetë një fëmijë të shikojë rënie në pjesën e vijës së flokëve rrotull fytyrës apo në pjesën e tëmthave. Këto janë dy zonat më të zakonshme, por mund të ketë rënie edhe në tërësinë e skalpit të kokës dhe gjatësisë së flokëve.
Si ta kuptoni nëse do të keni rënie të flokëve pas shtatzënisë?
Duket se nuk ka një mënyrë për të ditur nëse do humbisni apo jo sasi flokësh pas lindjes, por ka faktorë që mund t’ju vënë në rrezik. Një histori familjare e rënies së flokëve pas shtatzënisë, shtatzëni e vështirë, me binjakë ose probleme tjera shëndetësore si sëmundja e tiroides, anemia, sindroma e vezores policistike, ose auto-imune mund të rrisin rrezikun e grave për rënien e flokëve. /nzoom.biz/