spot_img
-0.1 C
Pristina
21/11/2024

Pse femrat kanë më shumë të ftohtë se meshkujt?

Nëse jeni jashtë dhe dielli fillon të perëndojë, gratë janë gjithmonë të parat që ankohen se kanë ftohtë.

Shkencëtarët e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse është kështu, i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk e shqetësojnë edhe aq dimrin, njofton nzoom.biz.

Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve, zbuluan se i njëjti tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra që preferojnë strofull më të ngrohtë dhe komode.

DrEran Levin nga Universiteti i Tel Avivit tha se burrat dhe gratë temperaturat i ndjejnë ndryshe.

“Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive”, u shpreh ai.

Ai shtoi se fenomeni lidhet me disa tipare të tjera që shihen tek kafshët dhe njerëzit. P.sh, femrat kanë më shumë gjasa të grumbullohen për ngrohtësi e kur meshkujt mbajnë më shumë distancë dhe i shmangen kontaktit me njëri -tjetrin. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news