spot_img
5.7 C
Pristina
25/11/2024

Hiqni dorë nga pijet energjike, po prishin totalisht veshkët tuaja!

Veshkat kanë një sërë rolesh të rëndësishme në trup, duke përfshirë eliminimin e substancave të dëmshme nga gjaku, balancimin e lëngjeve dhe presionit të gjakut dhe largimin e barnave nga trupi.

Sëmundja e tyre është një diagnozë që ndryshon jetën, andaj është e rëndësishme të jetosh shëndetshëm për të mirën e këtij organi të rëndësishëm, shkruan nzoom.biz.

Disa kanë një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjeve të veshkave, faktorë si; Stërvitja, dieta, pirja e duhanit, nivelet e presionit të gjakut dhe diabeti rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Edhe pijet që pini kanë ndikim në shëndetin e veshkave.

Me këtë në mendje, është e rëndësishme të dini se soda, qoftë diete apo e rregullt, është një nga pijet më të këqija për veshkat tuaja, shkruan Eat This, Not That.

Pijet e gazuara kryesojnë listën e pijeve më të këqija për shëndetin e veshkave, e dini se pijet e gazuara nuk janë më ushqyesit, por mund të mos keni menduar si ato ndikojnë në shëndetin e veshkave.

Sasia e sheqerit në pijet e gazuara është një problem, konsumimi i më shumë se katër pijeve të ëmbla në javë lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka.

Sheqeri i përqendruar në kanaçe me sodë prishë rregullimin e sheqerit në gjak, pra konsumi duhet të jetë i kufizuar për ata me diabet ose sëmundje të veshkave.

Një tjetër përbërës që gjendet në pijet e gazuara dhe veçanërisht në Cola, është acidi fosforik. Hulumtimet tregojnë se pije të tilla shoqërohen me probleme urinare që përfshijnë gurët në veshka e rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news