Edhe pse marrja e ilaçeve të kollës për t’ju ndihmuar të ngeleni shtatzanë duket si një trajtim i thjeshtë dhe i lehtë, ka pak kërkime mjekësore për të mbështetur idenë.
Por, megjithatë, disa gra thonë se ka funksionuar për to, shkruan nzoom.biz.
Një përbërës në ilaçet e kollës është ekspektoranti, guaifenesin. Ai thith mukusin në rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë të nxirrni kollën bashkë me sekrecionet.
Për shkak se guaifenesin punon në të gjitha membranat e mukozës në trup, mund të bëjë mukozën e qafës së mitrës më të lagësht dhe të lirshme e nëse nuk prodhoni mukozë të lagësht dhe të rrëshqitshme rreth kohës së ovulimit, spermatozoidi i partnerit nuk arrin qafën e mitrës.
Të kesh mukozë të lirë e më të hollë, ndihmon spermën të arrijë vezën, është e këshillueshme të mos merrni ilaçe përveç nëse është e nevojshme. Ilaçet për kollën dhe ftohjen përmbajnë përbërës tjerë, të tillë si antihistaminet. Kjo bën të kundërtën e asaj që ju dëshironi. Nëse vërtet doni të provoni ilaçet e kollës për t’ju ndihmuar të ngelni shtaztanë, zgjidhni një ilaç në të cilin përbërësi i vetëm aktiv është guaifenesin. /nzoom.biz/