spot_img
2 C
Pristina
25/11/2024

Pse çdo shtëpi ka aromë të veçantë nga tjetra?

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt, nuhasni një aromë specifike?

Mund të jetë e mirë, e keqe, ose çfarëdo midis, por është ndryshe nga aroma e shtëpisë suaj. Në rast se nuk e dini edhe shtëpia juaj ka aromë karakteristike, shkruan nzoom.biz.

Craig Warren ka mbi 30 vite në “biznesin e nuhatjes” dhe thotë se të gjitha shtëpitë kanë “aromën e banorit”, aromën e atyre që jetojnë aty.

Çka nënkupton kjo?

Ky term përshkruan të gjitha aromat që vijnë nga detergjentët, aromat e gatimit, pajisjet e pastrimit, aromatizuesit e dhomave, orendive, hapësirat me perde, qilima, jastëkë etj.

Të kombinuar së bashku, ato krijojnë aromën e veçantë të shtëpisë. Sipas Warren, çka krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Shtëpia me dysheme druri, ka erë tjetër nga ajo me qilima.

Nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë është e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është pastrimi i thellë, përfshirë këtu orenditë si kolltukë, divanë, perde, mbulesa etj. Më pas, përpiquni të përdorni aroma të tjera, si mente dhe agrume që këshillohen në raste të tilla. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news